2010-11-05 15:25:02

Dioqeza e Kaltanisetës ndihmon dioqezën motër të Sapës


Dioqeza e Sapës prej vitësh është vellëzimit me dioqezën italiane të Kaltanisetës. Në kuadrin e bashkëpunimit mes dy Kishave dioqezave motra, asaj siciliane e asaj shqiptare, këtyre ditëve ipeshkvi i Kaltanisetës imzot Mario Russotto vizitoi dioqezën e Sapës, ku së bashku me ipeshkvin e vendit imzot Lucjan Avgustinin vizituan shumë vepra që janë realizuar pikërisht me ndihmën e solidaritetin e kësaj Kishe dioqezane në fushën shëndetësore, arsimore, kulturore dhe fetare në zona të ndryshme të dioqezës së Sapës. Mbi këtë vizitë e marrëdhënie vëllazërore mes dy dioqezave, nga Vau i Dejës na njofton Violeta Marashi........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.