2010-11-05 16:15:07

Aksidente ajrore: në Kubë e në Pakistan, 89 viktima


(05.11.2010 RV)Tragjedi në qiejt e Kubës e të Pakistanit. Një avion pasagjerësh dhe një çarter ranë, duke shkaktuar vdekjen e 89 personave.
Në aksidentin e Karaibeve, viktimat janë 68. Avioni është i kompanisë “Aero Caribbean”, i cili ra në rajonin e Guazimalit, pas lëshoi një “sos”. Asnjë i mbijetuar nga 7 anëtarët e ekuipazhit, 40 udhëtarët kubanë e 28 të huajt, të pranishëm në bord.
I njëjti fat i takoi edhe një avioni të vogël çarter në Pakistan, marrë me qera nga ENI (ndërmarrje italiane e energjisë dhe e gazit), që ra në afërsi të Karaçit. Avioni, i cili po shkonte drejt zonës gazmbajtëse të Bhitit, transportonte 21 udhëtarë. Duket se ka pasur probleme sapo është ngritur në qiell, por në kthimin mbrapsht, nuk ka arritur të ulet normalisht, duke u përplasur.







All the contents on this site are copyrighted ©.