2010-11-04 15:28:14

Irak: të krishterët e Bagdadit kërkojnë të mërgojnë në Evropë.


(04.11.2010 RV)Sulmi i së dielës kundër të krishterëve në Bagdad, që shkaktoi 50 të vdekur, po i shtyn gjithnjë e më shumë të krishterët irakianë të kërkojnë ndihmë për të emigruar në Evropë. Sipas gazetës arabe “Al Hajat” janë të shumta familjet e krishtera që po iu kërkojnë organizatave humanitare ndihmë për të ikur nga Iraku. “Familja ime ka vendosur të mërgojë, mbi të gjitha tani, pas komunikatës së fundit të Al Kaedës në të cilën të krishterët përkufizohen si objektiva të ligjshme të terroristëve.”
Sipas gazetës “Al Hajat” shumë organizata humanitare të lidhura kryesisht me kishat ungjilltare amerikane, pas sulmit të së dielës, po përpiqen t’i ndihmojnë besimtarët të emigrojnë në Evropë. Ndërkaq të krishterët kanë nxjerrë në shitje shtëpitë, të gjithë njëherësh, gjë që e ka ulur ndjeshëm çmimin e banesave të tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.