2010-11-03 16:36:52

Në Vatikan, takim organizuar nga IOR për Institutet fetare, me temën e krizës ekonomike botërore.


(03.11.2010 RV)Një takim, për të analizuar e për t’u shpjeguar Instituteve rregulltare, fazën aktuale të krizës ekonomike botërore si dhe perspektivat e skenat e së ardhmes. E kryesoi sot paradite, në Vatikan, IOR-ri, Instituti për Veprat e Religjonit, i cili që prej pesë vjetësh, siç njofton një notë, organizon pranë selisë së tij, takime periodike tremujore, për t’i shoqëruar e për t’i ndihmuar në këtë drejtim të gjitha realitetet e Kishës, posaçërisht Kongregatat rregulltare, që të jenë në gjendje t’i përballojnë nevojat e natyrës financiare dhe ekonomike.
Takimi i sotëm, me pjesëmarrje posaçërisht masive, që për këtë arsye u mbajt në Sallën e Bekimeve, pati në qendër të vëmendjes temën: “Vendet e zhvilluara e vendet emergjente. Me krizën, tregu financiar ka ndryshuar thellësisht. Sa do të zgjatë situata e sotme? Cilat janë perspektivat për të ardhmen?”. Takimin e hapi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, së bashku me presidentin e Ior-it, Ettore Gotti Tedeski, në praninë e ministrit italian të Ekonomisë e të Financës, Xhulio Tremonti dhe të doktor Enrikue V. Iglesias, sekretar i përgjithshëm iberoamerikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.