2010-11-02 16:59:50

Prishtinë: kuvendi voton sot mocionin e mosbesimit për qeverinë e Hashim Thaçit.


(02.11.2010 RV)“Askush nuk e dëshiroi në gjendje të tillë, mirëpo kjo është imponuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për ish-presidentin Sejdiu dhe daljes së LDK-së nga koalicioni qeverisës.” Kështu u shpreh sot përpara deputetëve të Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi pak përpara votimit të mocionit të mosbesimit të qeverisë së Kosovës, ngritur nga partia Aleanca Kosova e Re dhe mbështetur nga 40 deputetë. Nga ana tjetër Partia demokratike e Kosovës paralajmëroi se do ta votojë mocionin, e madje edhe vetë kryeministri Thaçi iu bëri thirrje deputetëve që me vendimin e tyre ta ndihmojnë vendin të dalë nga kriza institucionale.







All the contents on this site are copyrighted ©.