2010-11-02 17:47:35

Irak: përsëri atentate të reja. 26 të vrarë sot pasdite.


(02.11.2010 RV)Në Irak dhuna nuk po resht. Sot në darkë zyrtarët e policisë dhe të spitaleve të Bagdadit njoftuan se një varg shpërthimesh që përfshinë kryeqytetin irakian shkaktuan 26 të vdekur e së paku 12 të plagosur. Shpërthimet e kombinuara të bombave të vendosura në makina dhe anash rrugëve ndodhën në katër lagje të ndryshme të Bagadadit, pikërisht dy ditë pas masakrës të të krishterëve që u morën peng nga një grup terroristësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.