2010-11-02 16:58:20

Imzot Bazile Xhorxhes Kasmusa: Të krishterët në Irak nuk janë të mbrojtur sa duhet.


(02.11.2010 RV)RealAudioMP3 Salikimet e dy meshtarëve të vrarë në Irak u kryesuan nga kryeipeshkvi siro-katolik i Bagdadit, imzot Atanaze Mati Shabe Matoka dhe kryeipeshkvi siro-katolik i Mosulit Imzot Bazile Xhorxhes Kasmusa, i cili më se njëherë ka denoncuar pranë autoriteteve irakiane se të krishterët nuk janë të mbrojtur sa duhet. Le ta dëgjojmë se si shprehet ai në mikrofonin e radios sonë:

Përgjigje: Për bashkësinë tonë të krishterë atentati terrorist është një katastrofë e vërtetë, njerëzore dhe fetare. Kjo do të sjellë panik! Ne vazhdojmë të zgjasim dorën për dialogun për të punuar së bashku, për ta harruar të kaluarën, për t’i kapërcyer të gjitha hallet, por pastaj shohim se nuk ka një përgjigje të përshtatshme, sidomos nga ana e autoriteteve. E ndjejmë veten pa kurrfarë mbrojtjeje. Kështu që është e nevojshme që Kombet e Bashkuara të ndërhyjnë. Tashmë kjo është e domosdoshme për mbrojtjen e bashkësisë së vogël të krishterë.

Pyetje: Sipas jush autoritetet a po bëjnë gjithçka munden për t’i mbrojtur të krishterët?

Përgjigje: Mendoj se nuk po bëjnë gjithçka munden, sepse sikur ta bënin do të duhej së pari të vendosnin një politikë paqeje. Është e nevojshme pastaj të krijohet një plan kombëtar për të ndërtuar vendin si komb e jo sa për t’i njohur kësaj apo asaj etnie kaq e aq vende në parlament. Politikanët shqetësohen vetëm për punën e tyre dhe populli gjendet i braktisur....







All the contents on this site are copyrighted ©.