2010-11-02 09:00:33

Dom Ndré Mjeda: Uratë për shpirten të Burgatorit


O i dashtuni Jezu Krisht, kí mëshrier per atà shpírten të shkretë, qi janë tui hjekë gjith atò mundime në flakë të Burgatorit. Ti per ta je mishnue e bâmun nieri, ké bájtë mundime e ké dekë në kryq. Ah! Kí mëshrir per ta; ndiej, o Zot, gjamët e tyne, e per meritime të mundimeve të tua, faljau pêndesen qi kanë detyrë me bâ per mëkate të veta, e premtò qi të vîjnë e të gëzojnë sá mâ parë pagjen e driten e jetës së pasosme. Ashtu kjoftë.
(Nga oficja “Visari shpirtnuer, shkrue nga dom Ndré Mjeda)







All the contents on this site are copyrighted ©.