2010-11-02 11:13:46

Atë Françesko Santori: Bekimtaret


Mbjidhe, Zot, se nani vjenë
ajo delez çë t’u zbuorë;
ruaje mirë ndë koĭlluorë
nd’ësht’ajo çë jotĭa qe.
Shih ndo faqĭa i shkëlqenë
me të moçëmën ampnī,
njihe mirë ndë ballë e sī,
nd’është si ish, nani edhe.
Rā mbë dirë të lartit qiell,
më nëng është si qe ahiera,
pĭot me liga tas e mĭera,
njohu ani të mirën bes.
Merëngore ballin siell
porë me thelle një lavom;
moj thërret, dhëmpurë: shërom
gjith të bërat time ftes.
Qe xarrisurë, moj rrëmpeje
prë lipsī nga thelli grem,
përse ani lipën ntëlem
pĭono lip e lot ajo.
Via, ntëleje, o Zot, ntëleje
harro gjith bënat e keqe
laje Ti, pastroje, ntreqe,
me të tĭera e ndimëro.

Nga Rozārë i Sh’ Mërīs Virgjërë të Mīrvulisī, Cosenza 1849.







All the contents on this site are copyrighted ©.