Atë Bernardin Palaj “Prej burgut të jetës” 210 E po pse të
lodhesh mâ ti, o mendja ême Per me bindë njerzt per shka s’mrrîjnë me kuptue? Po
a s’e din ti, se arsyeja âsht nji vême Se jo dritë p’r atê qi s’don me besue?
Kush
i duel zot fjalës “Zot” kurr ditë të mirë s’pau Ç’se ligj’n e vet Kaini, aj gjaksi
i motit 215 Në mâ të parin truell e shkroi mûnd me gjak vllau: “Vllau
vllán le të mbyste, në punoftë mbas ligjes së Zotit!”. At ditë e sot njerzimi me
ket ligjë Të drejtat e veta në shpí e në shtet tu’ i matë, Tagrin me pasë arsye,
me shue e me flligjë 220 Çdo të vertetë, ja vuer mâ të fortit për
shpatë.
Prandej nierin në jetë na e shofim per herë, Kah don me i bâ lakmít
e jetës të perjetshme, Ândet e veta mrrîn me i vû mbi ltér, Tuj mbajtë, per
hyjní edhè veset mâ t’etshme. 225 Âsht kot se të daresh, pra, tuj
sajue fjalë Ti, o mende e shkretë, kesh po sodis njerzimin, Qi fill mbas mkatit
e deri sá të jetë gjallë Djemnit n’eltér do të vêjë - e në kryq hyjnimin. Të
shporrna Kainash prá: lêni të bertasin 230 Me shokët e Judës në Kalvár:
“Luftë Perendís!” Un e ti bashkë nji tjetër udhë do të shklasim; Do të bím asajt,
kah’ ra i Biri i Hyjnís. Ksajt rá dikúr edhè Vasha e Zotit, Qi i shtypi kryet
atij gjarpnit të djemnuem 235 - Si pat premtue Lumnija në të xânun
të motit – Nji Njeri-Zot në krahnuer të sajë t’u u perftuem, Njat urë per me
qitë ndermjet qiellës e dheut, Kah’ mund do të pshtote njeri, preja e ferrit: Ksajt
âsht i vetmi pshtim p’r atê qi shkmen Zotin e Qiellve me fuqít e territ. Atë
Bernardin Palaj “Prej burgut të jetës” (fragment poeme)