2010-11-01 17:22:51

Në Konferencën e 34-t të Animatorëve italianë të Përtëritjes në Shpirtin Shenjt, theksohet përgjegjësia e laikëve në Kishë.


(01.11.2010 RV)Përfundoi sot në Pallatin e Kongreseve, në Rimi, Konferenca e 34-t e animatorëve italianë të përtëritjes në Shpirtin Shenjt. Ishte rast tradicional për formimin, rishikimin dhe programimin e Lëvizjes, bazuar mbi temën: “Jam shërbëtor me ty e me vëllezërit e tu”.
Më se 4 mijë, pjesëmarrësit, animatorë e përgjegjës, mbledhur nga të katër anët e Italisë.
Objektivat e takimit: bilanci, gjallërimi dhe përhapja e pervojës së Lëvizjes.
Bilanci, sepse përfundon një katëvjeçar i shërbimit e nga janari do të ripërtrihen të gjitha organet baritore;
riparaqitja, sepse Lëvizja sapo ka marrë nga ipeshkvijtë, orientimet baritore për një dhjetvjeçar;
përhapja, sepse anëtarët e kanë për detyrë të ripohojnë identitetin e tyre të krishterë e edhe ta përcjellin atë në mjediset e ndryshme të Kishës, me moton “Të bëhemi shërbëtorë, duke e njohur tjetrin si vëlla”.
E kjo, duke u nisur nga mësimet e Benediktit XVI, në të cilat protagonizmi i laikëve dhe përmasa karizmatike e laikatit janë gjithnjë më të kërkuara. Në një kohë që privilegjon kulturën e pushtetit e dëshirën për pushtet, Lëvizja vë theksin mbi pushtetin e dashurisë dhe përmasën e shërbimit ndaj njeriut, duke u nisur nga familja.







All the contents on this site are copyrighted ©.