2010-11-01 16:48:09

Kriza ekonomike: Strauss-Kahn, në botë janë humbur 30 milion vende pune.


Kriza ekonomike ka shkatërruar 30 milion vende pune në botë. Kështu tha drejtori i përgjithshëm i Fondit monetar ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, duke bërë thirrje për ta kthyer punën në “prioritet të globalizimit të ri botëror”.
“Bota ka humbur 30 milion vende pune për shkak të krizës botërore, e parashikimet për vitet e ardhshme janë se këto shifra do të rriten deri në 400 milion vende pune”, tha Strauss-Kahn duke folur në Forumin ndërkombëtar të zhvillimit njerëzore që mbahet sot e nesër në Agadir, në jug të Marokut.
“Në kuadrin e mondializimit të ri, prioriteti i parë është punësimi, i dyti është punësimi dhe i treti është punësimi”, tha drejtori i përgjithshëm i Fondit. Në forum marrin pjesë mbi 1500 ekspertë ndërkombëtar, mes tyre edhe presidenti i Bankës islamike të zhvillimit, Ahmed Mohamed Ali.







All the contents on this site are copyrighted ©.