2010-11-01 13:22:18

Irak: Papa i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të ndal dhunën e dënon sulmet terroriste kundër të krishterëve në Bagdad


“Një dhunë absurde dhe mizore kundër njerëzve të pafajshëm”: kështu e quajti sot Papa Benedikti XVI masakrën e tmerrshme që ndodhi dje pas dite vonë në një Kishë siriako-katolike të Bagdadit, ku një grup terroristësh islamikë mori peng besimtarët dhe priftat gjatë kremtimit të Meshës së dielës e, në ndërhyrjen e mëpasshme të policisë, kanë vdekur 30 njerëz e 50 janë plagosur. Një prift i ri është vra në elter
Para “ngjarjeve të reja të dhunës mizore që vazhdon ti bëjë copë-copë popullsitë e Lindjes së Mesme, Papa Benedikti XVI i bëri thirrje institucioneve kombëtare e ndërkombëtare ti bashkojnë përpjekjet e tyre “ në mënyrë që të ndalin çdo formë të dhunës”. Kjo është thirrja që bëri Ati i Shenjtë Racinger, pas masakrës që ndodhi dje në Bagdad, gjatë ndërhyrjes së shpejt të policisë për lirimin e besimtarëve që qenë marrë peng nga një grup terroristësh islamikë në Kishën siriako-katolike të Sayat al-Najatit.







All the contents on this site are copyrighted ©.