2010-11-01 16:47:57

Dilma Rusef, presidetja e re e Brazilit: “do të çrrënjos varfërinë”


(01.11.2010 RV)Dilma Rusef u zgjodh presidente e Brazilit, pas ballotazhit të djeshëm. Favorite e ish-presidentit Luiz Injacio Lula da Silva, ajo fitoi me 55% të votave, duke mundur rivalin Hosé Serra. Në deklaratën e saj të parë, presidentja theksoi se do të vazhdojë punën e nisur nga tetë vjetët e presidencës së Lula da Silvës, për çrrënjosjen e varfërisë.
Është hera e parë që një grua fiton zgjedhjet presidenciale në Brazil. Dilma Rusef, 62 vjeç, ekonomiste, ishte gati e panjohur para fillimit të fushatës elektorale. Falë përkrahjes së Lulës, për të cilin bënte detyrën e kreut të kabinetit, arriti të kapërcente ish-guvernatorin e shtetit të San Paolos, Hosé Serra. Dilma Rusef, ashtu si anglezja Theçer, njihet si “zonja e hekurt” e do të fillojë detyrën më 1 janarin e ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.