2010-10-30 17:06:25

Tekstet e Sinodit përkthehen në hebraisht në kanalin e internetit të Radio Vatikanit.


(31.10.2010 RV)Një ndër risitë, lidhur me Sinodin e ipeshkvijve për Lindjen e Mesme, që përfundoi javën e kaluar, ishte prania e gjuhës hebraike, mes gjuhëve të tjera, me të cilat Radio Vatikani përktheu shumë tekste të takimit të madh lindor, duke i pasqyruar edhe në kanalin e vet shumëgjuhësh të internetit. Punë e kryer me durim të madh nga Hana Bendkovski, hebreje e Jeruzalemit dhe një nga përgjegjëset e Qendrës së Jeruzalemit për Marrëdhëniet Judeo-Kristiane”. Ta dëgjojmë:RealAudioMP3

R. – The idea was that the Israeli public would be able to be informed about …
Ideja ishte që opinioni publik izraelit të merrte vesh ç’po ndodhte në gjirin e Kishës katolike, me që bëhej fjalë për një ngjarje, e cila kishte të bënte me Lindjen e Mesme. Lidhet, besoj, edhe me faktin se në të kaluarën gjithçka ndodhte në Vatikan, në Kishën katolike, e që ritransmetohej nga mediat e botës izraelite në mënyrë, të themi jo korrekte, interpretohej, më pas, keq nga vetë izraelitët. E me që marrëdhëniet e hebrenjve me të krishterët, posaçërisht me Kishën katolike, janë tejet delikate, mendoj se kishte rëndësi të dorës së parë për Kishën katolike të sigurohej se këtë herë informacioni mbi ngjarjen e madhe do të ishte korrekt, nga që do të vinte drejtpërdrejt nga vetë Kisha katolike e në hebraisht, në mënyrë që të shmangej çdo keqkuptim ose gabim përkthimi e izraelitët të kuptonin, kështu, me vërtetësi, ç’po ndodhte në Kishë. Mos të harrojmë, në kanalin e internetit të Vatikanit, materialet e Sinodit u përkthyen në gjashtë gjuhë, plus armenishtes e hebraishtes. E kjo është e vetmja gjuhë, që nuk u drejtohet katolikëve. Ndonëse shtypi i Izraelit nuk u interesua për atë që po ndodhte në Sinod, pati edhe gazetarë izaelitë nga më të rëndësishmit, që e zbuluan dhe e shfrytëzuan kanalin. Mendoj se më shumë rëndësi ka mesazhi drejtuar izraelitëve: nuk duam t’i ungjillëzojmë, por dëshirojmë që ta ndjejnë veten më pranë Kishës, ta dinë se kujdesemi për ta, si për besimtarët e një feje, të cilën e konsiderojmë si motër të madhe të fesë sonë!







All the contents on this site are copyrighted ©.