Kardinali i ardhshëm Robert Sarah: Afrikën mund ta shpëtojë vetëm Krishti!
(31.10.2010 RV)Ditët kalojnë e afrohet 20 nëntori, kur papa do të krijojë 24
kardinaj të rinj, në Koncistorin e tretë të papnisë së tij. Ndërmjet atyre që do të
vishen me ngjyrën e kuqe, simbol i gatishmërisë për të derdhur gjakun për Krishtin,
është edhe prelati afrikan, imzot Robert Sarah, nga Guinea Konakri, kryetar i Këshillit
Papnor ‘Cor Unum’. Ja si i shpreh emocionet për këtë zgjedhje të Papës, në mikrofonin
tonë:
Përgjigje:
- Jam tepër i prekur, që Ati i Shenjtë pati për mua këtë konsideratë kaq habitëse,
sepse nuk jam i denjë për t’u thirrur në detyrën e lartë të kardinalit. Është një
thirrje e madhe për Kishën në Afrikë, së cilës i kujton se duhet të jetë më e pranishme
në gjirin e shoqërisë afrikane, për t’ia çuar Krishtin e për të mbjellë në trojet
e saj, Kryqin që shëlbon. Sepse vetëm Kryqi mund ta shpëtojë Kontinentin afrikan:
jo politika, jo ekonomia. Po! Krishti mund ta shpëtojë Kishën e shoqërinë afrikane.
E kjo kërkon impenjim të fortë, sepse kjo Kishë duhet të jetë e pranishme në një shoqëri
tejet të vështirë.