2010-10-29 18:36:04

Njëqindmijë fëmijë të Veprimit Katolik Italian përgatiten për takimin me Papën në Sheshin e Shën Pjetrit.


(29.10.2010 RV)“Ka edhe më. Do të bëhemi të mëdhenj së bashku”: kjo është tema e mitingut të fëmijëve e të të rinjve të Veprimit Katolik Italian, që do të arrijë kulmin me takimin e nesërm, 30 tetor, në Sheshin e Shën Pjetrit, me Benediktin XVI.RealAudioMP3 Sheshi vigan, që me shtyllat e tij përqafon prej shekujsh turma besimtarësh në kremtime me natyra nga më të ndryshmet, nesër do të rrokë 100 mijë fëmijë, adoleshentë e të rinj, ardhur nga gjithë Italia; 10 mijë edukatorë, që i shoqërojnë, 500 meshtarë, që i asistojnë; 50 ipeshkvij që kremtojnë si dhe përfaqësues nga gjashtë vende të ndryshme të botës: Rusia, Rumania, Argjentina, Burundi, Toka Shenjte e Spanja.
Takimi i madh do të shoqërohet edhe me kremtime festive, shfaqje e dëshmi në dy vende të tjera të Romës: në Sheshin e Sienës e në Sheshin e Popullit. Në qendër të këtij takimi, edhe një herë, do të jetë sfida e edukimit të breznive të reja.
Kujtuam disa nga veprimtaritë e statistikat e takimit të fëmijëve e të rinjve të Veprimit Katolik me Papën, që do ta ndjekim nga afër nesër, kur të rinjtë do të kenë mundësinë të dialogojnë me Benediktin XVI. Don Dino Pirri, asistent qëndror i VKI, shprehet kështu për këtë takim, në mikrofonin tonë:
“Kjo dëshirë e Atit të Shenjtë për t’iu përgjigjur pyetjeve të më të vegjëlve, tregon edhe se fëmijët, adoleshentët e të rinjtë mund ta jetojnë si protagonistë jetën e Kishës. Nuk janë, pra, objekte ose subjekte pasive, por protagonistë të ecjes së tyre në rrugën e shenjtërisë, të aftë për ta zgjedhur vetë rrugën në të cilën dëshurojnë të ecin e për të dhënë kontributin e tyre, dëshminë e tyre të fesë së vërtetë, duke u bërë shembull edhe për të rriturit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.