Më 31 tetor, në Shën Athanas, Mesha e dritës për Mons. Eleuterio Fortinon
(29.10.2010 RV)Të dielën e ardhshme, më 31 tetor 2010, ora 10. 30, në Kishën
katolike të ritit grek, kushtuar Shën Athanasit, në Via del Babuino, 149, Romë, do
të kremtohet Liturgjia Hyjnore si dhe një Trisaghion (Lutje për të vdekurit), në kujtim
të arkimandritit Eleuterio Françesko Fortino, 40 ditë pasi ndërroi jetë. Ditën
e fundit të tetorit, kufi simbolik, që ndan muajin e Rruzares nga muaji kushtuar të
vdekurve si dhe përkujtimit të Pavarësisë së Shqipërisë, emri i paharrueshëm i Monsinjor
Fortinos i fton përsëri shqiptarët të mblidhen për t’u lutur për shpirtin e tij. E
lutja nuk mund të mos shoqërohet me kujtimet e rrugës së gjatë të fesë e të atdhedashurisë,
që përshkuan me Meshtarin, pikërisht përbri kësaj Kishe, ku 40 ditë më parë i dhanë
lamtumirën e fundit. I përjeshtëm qoftë kujtimi i Tij e i denjë për Lumturitë
qiellore. Pushoftë në paqe!