2010-10-27 11:42:17

Papa në audiencën e përgjithshme: Evropa të ushqehet nga rrënjët e saj të krishtera


(27.10.2010 RV)“Evropa të dijë të ushqehet nga rrënjët e saj të krishtera”: ky është urimi i Papës Benedikti XVI në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, kushtuar figurës së shën Brigjidës së Suedisë, e cila u shpall nga Gjon Pali II bashkëpajtore e kontinentit të vjetër. Në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan ishin të pranishëm mëse 30 mijë shtegtarë, një numër dy herë më i madh se parashikimi.
“Sot paradite – tha Papa – dua t’ju paraqes figurën, mesazhin, arsyet për të cilat kjo grua e shenjtë ka shumë për t’u mësuar, edhe sot, Kishës e botës…Shenjtëria e Brigjidës, karakterizuar nga dhuratat e përvojat e shumta, e bën atë një figurë të shquar në historinë e Evropës. Me origjinë nga Skandinavia, shën Brigita dëshmon se sa thellë e ka plazmuar krishterimi jetën e të gjithë popujve të kontinentit”.
Sipas Jozef Racinger, “duke e deklaruar bashkëpajtore të Evropës, Papa Gjon Pali II uronte që shën Brigjida, e cila ka jetuar në shekullin XIV, kur krishterimi perëndimore nuk ishte pkagosur akoma nga përçarja, të ndërhynte pranë Zotit për të nxjerrë hirin e bashkimit të shumëpritur e të plotë të të krishterëve. Për këtë ndjet, që e kemi për zemër, dhe që Evropa të dijë të ushqehet gjithnjë nga rrënjët e veta të krishtera, të lutemi, të dashur vëllezër e motra, duke kërkuar ndërhyrjen e fuqishme të shën Brigjidës së Suedisë, dishepulle besnike e Zotit, bashkëpajtore e Evropës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.