2010-10-25 16:05:11

Familja, edukimi, ambienti, në qendër të takimit të Papës me presidentin e Seisheleve


(25.10.2010 RV)Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë presidentin e Republikës së Seisheleve, Xhejms Aliks Miçëll. Pasi shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet e përzemërta dypalëshe, informon Salla e Shtypit e Vatikanit, të dy shkëmbyen opinione mbi temat me interes të përbashkët. Në veçanti, u ndalën në bashkëpunimin e impenjimin për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, sidomos në fusha me rëndësi të madhe shoqërore, si familja, edukimi i rinisë dhe mbrojtja e ambientit. Pas Papës, presidenti i Seisheleve, u takua me kardinalin, sekretar të shtetit, Tarçizio Bertone dhe me sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominik Mambertì.








All the contents on this site are copyrighted ©.