2010-10-20 18:12:28

Papa Benedikti XVI ka mundësi të shkojë në Serbi në vitin 2013, nëse ftohet nga ortodoksët dhe shteti


(20.10.2010 RV)Papa Benedikti XVI ka mundësi të shkojë në Serbi në vitin 2013, për të kremtuar 1700-vjetorin e ediktit të perandorit romak Kostandin, që njihet edhe si edikti i Milanos, me të cilin iu dha fund persekutimeve kundër të krishterëve, duke e shpallur perandorinë tolerante ndaj çdo feje. Ati i Shenjtë do të shkojë në Serbi vetëm nëse ftohet, përveçse nga Kisha Katolike, edhe nga Kisha ortodokse e shteti.
Kështu deklaruan dje në Beograd, kryeipeshkvi katolik, imzot Stanislao Hoçevar dhe Patriku i Venedikut, kardinal Anxhelo Skola, që përfundoi vizitën në kryeqytetin serb. Patriku theksoi se viti 2013 do të jetë i rëndësishëm për të gjitha Kishat e botës.
Gjatë muajve të kaluar u fol për mundësinë e vizitës së Papës në Serbi. Festimet e 1700-vjetorit të ediktit të Milanos do ta kenë qendrën në Nish, qyteti jugor i Serbisë, ku lindi perandori Kostandin.







All the contents on this site are copyrighted ©.