2010-10-20 18:11:55

Imzot Tval: konflikti në Lindjen e Mesme zhvillohet ndërmjet fondamentalistëve dhe të moderuarve


(20.10.2010 RV)Konflikti në Izrael e Palestinë, sot për sot, ka gjithnjë e më pak karakteristikat e një lufte ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, por duket më tepër si ndeshje ndërmjet fondamentalistëve dhe të moderuarve të të dyja palëve. Kështu deklaroi patriku latin i Jeruzalemit, imzot Fuad Tval, në konferencën ndërkombëtare me temë “Për një kulturë të re paqeje dhe zhvillimi në Lindjen e Mesme: bashkëpunimi universitar”, organizuar, në kuadrin e Sinodit për Lindjen e Mesme, nga Bashkëpunimi për Zhvillim dhe nga Baritoria e Universitetit e Vikariatit të Romës.
Si të krishterë, tha imzot Tval, e ndjejmë për detyrë të sensibilizojmë opinionin publik, që të ndryshojë gjendja e shkaktuar nga pushtimi ushtarak i territoreve palestineze, i cili i heq popullsisë çdo liri lëvizjeje, në çdo çast të ditës. Pushtimi është diçka e keqe për të gjithë. Për të arritur paqen, shtoi Patriku i Jeruzalemit, duhet të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare, roli i së cilës po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, pasi konflikti nuk zhvillohet më ndërmjet palestinezëve dhe hebrenjve, por është më i thellë, ndërmjet fondamentalistëve dhe të moderuarve.







All the contents on this site are copyrighted ©.