2010-10-19 15:44:09

Varfëria dhe përjashtimi i të miturve në qendër të Seminarit të UNICEF-it në Romë.


(19.10.2010 RV)RealAudioMP3 Sot e nesër në Romë zhvillohet seminari “për një strategji të luftës kundër varfërisë së fëmijëve dhe të adoleshentëve”. Nisma është promovuar nga UNICEF-i italian, Ministria e Punës dhe e Politikave Shoqërore, në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive italiane dhe Urdhërin e Asistentëve shoqërorë. Synimi është që, në kuadër të Vitit Evropian 2010 për luftën kundër varfërisë dhe përjashtimit shoqëror, të mblidhen sa më shumë të dhëna dhe përvoja pozitive të punës praktike në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare në mbrojtje të fëmijëve
Në mikrofonin tonë flet kërkuesi pranë Insitutit “Inoçenti” i UNICEF-it, Leonardo Menkini.

Pyetje: Doktor Menkini kush është sot fëmija i varfër në vendet e industrializuara?

Përgjigje: Përkufizimi i varfërisë në vendet e industrializuara është ai i një varfërie relative në shumicën e rasteve. Kryesisht është një fëmijë që rrezikon të mënjanohet nga shoqëria, por kemi të bëjmë edhe me forma varfërie ekstreme, varfëri në të ardhura që pastaj shfaqet edhe në tregues të tjerë të mirëqenies, tek rezultatet e dobëta në arsimim, në kujdes shëndetësor, në kushtet e banimit, në vështirësitë që ndeshen për lidhjen e marrëdhënieve shoqërore etj. Pra, varfëria relative, por edhe format më të skajshme të saj kanë pasoja të thella në jetën e fëmijës si edhe në kalimin në moshën e pjekurisë, sepse kjo varfëri shumë shpesh ka karakteristika kronike, pra nuk është një varfëri e përkohëshme. Varfëria është e pranishme kryesisht tek familjet me shumë fëmijë dhe politikat shoqërore nuk janë në gjendje ta luftojnë.(...)







All the contents on this site are copyrighted ©.