2010-10-19 11:45:55

Me 19 tetor kalendari kishtar kujton Shenjtorët Martirë kanadezë.


(19.10.2010 RV)Para se të flasim për Shenjtorët, që Kisha katolike nderon me 19 tetor, duhet të shfletojmë një faqe historie, që na çon në vitet gjashtëqind. Kujtojmë, pra, se kur, pas traktatit të Shën Zhermenit, Kanadaja iu rikthye Francës, më se treqind misionarë jezuitë u nisën, që nga viti 1611 deri në vitin 1760 për në Kanada, që të përhapnin në këto troje fjalën e Krishtit. Tridhjetë e gjashtë u mbytën. Ndërmjet tyre, tetë u shpallën të lum e më pas, më 29 qershor 1931, edhe shenjtorë.
Ndonëse e kryen veprimtarinë e tyre misionare në kohë e vende të ndryshme, të gjithë, pa përjashtim, në zonën ndërmjet Liqenit të Ontarios, Ujëvarave të Niagarës dhe liqeneve të Eriè de Uron, e përballuan martirizimin me të njëjtin guxim, ashtu si me guxim përballuan edhe veprimtarinë tepër të vështirë misionare në një vend të virgjër e të paqytetëruar. E kjo i afroi, përtej hapësirës e kohës, duke i lartuar së bashku në qiellin e shenjtorëve e duke i shndërruar, në kujtimin e në lutjen e besimtarëve, në simbole të të gjithë veprimtarisë misionare të kryer për ungjillëzimin e ‘Botës së re’. Martirët kanadezë janë etërit jezuitë, Shenjtorët Gjoni de Brebëf, Gabriel Lalemant, Isak Joges, Renato Gupil, Gjon de la Landre, Antonio Daniel, Natale Shabanel dhe Karlo Garneir. Janë pajtorë të Kanadasë e të SHBA.







All the contents on this site are copyrighted ©.