(18.10.2010 RV)T’falem, o Mërí ! Virgjin e dlirë, O Nanë e bukur e Kshillit
t’Mirë! Ty ndihmë t’ kena n’kët shkretí T’falem, o Mërí ! T’falem, o Mërí ! Të
falem, se ti gjithherë na pshton, Prej anmikut t’shpirtit që na kercnon. Se
n’dorën tande pushtet t’madh ké; Lutu për né, lutu për né ! Lutu se t’vshtirat
kaq e kanë mblu’, Shkodrën e vorfën e t’ mjert birt tú; Lutu, se t’ thrrasin,
Zojojë me dashtëní: T’falem, o Mërí, t’falem o Mërí ! T’falem, o Virgjin, nan’
e Tynzot, Ndihma e kshtênimit me hire plot; T’bijë n’mend se Zoj’ e Shkodrës
jé Lutu për né! lutu për né! Lutu, po, e derdhi hiret e mdhaja, Si n’kohët
e moçme n’Kishë, te Kalaja, Ku lutej Shkodra plot me dobí, T’ falem, o Mërí
! T’falem, o Mërí! T’falemi! T’falemi, o Zoja e jonë, O Nan’ e bukur e t’parëve
tonë; Ndera e lumnia e Shkodrës jé. Lutu për né! Lutu për né! Lutu, se, o
Zojë, Shqiptarët t’tanë Te ti e çojnë zanin në Gjenacanë: Mëshirë për né thona,
mëshirë për Shqipní T’falem, o Mërì! T’falem, o Mërí!