2010-10-18 17:10:06

Papa emëroi don Masimo Palombelën, mjeshtër e drejtor të Korit të Kapelës Sikstine


(18.10.2010 RV)Benedikti XVI emëroi mjeshtër e drejtor të Kapelës muzikore papnore, që njihet me emrin “Kapela Sikstine”, meshtarin salezian, Masimo Palombela, pedagog pranë Universitetit Papnor Salezian, themelues e drejtor i Korit ndëruniversitar të Romës.
Dom Palombela, që zë vendin e imzot Gjuzepe Libertit, në krye të Sikstinës që nga vitit 1997, është i diplomuar, ndërmjet tjerash, edhe në muzikë korale e kompozicion.







All the contents on this site are copyrighted ©.