2010-10-17 11:56:42

Sinodi i ipeshkvijve për Lindjen e Mesme


Ngjarja më e rëndësishme e javës së kaluar në Vatikan është pa dyshim Sinodi i ipeshkvijve për Lindjen e Mesme, i cili filloi më 10 tetor e do të përfundojë më 24 të këtij muaji. Tema e diskutimit, në praninë e Papës Benedikti XVI, është “bashkimi dhe dëshmia”. Kësaj jave dolën në pah problematikat e të krishterëve në Lindjen e Mesme, rrugët e dialogut ekumenik e ndërfetar dhe impenjimi i Kishës në planin shoqëror. Po ju propozojmë mendimin e dy eksponentëve të botës myslimane, të pranishëm në Sinod. Së pari, suniti Muhamad al-Samak, këshilltar politik i Muftiut të Madh të Libanit:
“Mirëkuptim i ndërsjelltë: qëndrueshmëria e botës mund të arrihet vetëm nëse të gjithë mund të jetojnë pa frikën e tjetrit. Është thelbësore që besimtarët e çdo feje të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre pa turp. Sigurisht, gjatë kohërave, ka pasur çaste të errëta në marrëdhëniet ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve e akoma mbijetojnë pikpamje reaksionare, por ka vende islamike ku të krishterët jetojnë krah për krah me myslimanët. Kjo është rruga, që duhet ndjekur”
I bëri jehonë këtyre fjalëve edhe shiiti Ajatollah Seved Mostafa Mohageg Ahmadabadi, pedagog i jurisprudencës në Universitetin e Teheranit:
“Bashkëndajmë vuajtjet e të krishterëve. Jemi të thirrur të punojmë sëbashku, duke respektuar të drejtat dhe detyrat, në luftën kundër ekstremizmit, në promovimin e kulturës së miqësisë e të faljes. Pasi në Lindje, prania e krishterë, që bashkëvepron me Islamin është domosdoshmëri për botën mbarë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.