2010-10-17 11:56:06

Papa shpalli gjashtë shenjtorë të rinj në Vatikan


Papa Benedikti XVI kremtoi sot në Vatikan, Meshën Solemne për shpalljen shenjtorë të gjashtë të Lumëve. Ata janë Stanislau Kazimierçik Soltis, meshtar i urdhërit të Kanonikëve të Rregullt Lateranensë, Andre Beset, rregulltar i Kongregatës së Shenjtes Krygjë, Kandida Maria de Hesus Çipitria i Barriola, virgjër, themeluese e Kongregatës së Bijave të Jezusit, Maria e Kryqit MekKillop, virgjër, themeluese e Kongregatës së Motrave të Shën Jozefit të Zemrës së Krishtit, Xhulia Salcano, virgjër, themeluese e Kongregatës së Motrave Katekiste të Zemrës së Krishtit dhe Batista Kamila nga Varano, virgjër e Urdhërit të Shën Kjarës.
Ati i Shenjtë i përmendi shenjtorët e rinj edhe në Lutjen e Engjëllit të Tënzot, pas meshës së orës 10.00 në sheshin e Shën Pjetrit, me besimtarë e klerikë të ardhur nga të gjitha vendet e shenjtorëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.