2010-10-16 09:39:54

Dita Botërore e Refuzimit të Mjerimit


Kremtohet sot “Dita Botërore e Refuzimit të Mjerimit”, lindur me iniciativën e atë Jozef Vrzezinskit (1917-1988), themelues i Lëvizjes “Aide à Toute Détresse” (Ndihmë për gjithë të shtypurit), që kishte për qëllim kujdesin e ndihmën për personat pa shtëpi në periferinë e Parisit. Data e 17 tetorit kujton manifestimin e rreth 100 mijë personave për të drejtat e njeriut, që u mbajt pikërisht në Paris në vitin 1987, me pjesëmarrjen e vetë atë Vrzezinskit. Lapidari, që u vendos për këtë rast, i kushtohet viktimave të mjerimit në “Parvis des Libertés” (Parajsa e Lirisë) në Trokadero. Papa Gjon Pali II i nderoi me një lutje para lapidarit më 21 gusht 1997, gjatë vizitës në kryeqytetin francez për Ditën Botërore të Rinisë. Më 22 dhjetor 1992, me një rezolutë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e bëri botëror kremtimin e kësaj dite.







All the contents on this site are copyrighted ©.