Kosova do t’i bëjë zgjedhjet e parakohshme më 13 shkurt 2011
(15.10.2010 RV)Kosova do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare të parakohshme më
13 shkurtin e ardhshëm. Lajmin e dha kreu i parlamentit, Jakup Krasniqi, i cili zëvendëson
në detyrë presidentin Fatmir Sejdiu. Ky i fundit dha dorëheqjen pasi Gjykata Kushtetuese
e deklaroi të papajtueshme detyrën e presidentit me atë të kryetarit të partisë LDK.
Bisedimet Beograd-Prishtinë do të fillojnë vetëm pas formimit të qeverisë së re.