2010-10-15 18:02:41

Imzot Tual, nga salla e Sinodit, e shikon pushtimin izraelit si shkak kryesor të ikjes së të krishterëve nga Toka Shenjte.


(15.10.2010 RV)Pushtimi izraelit në territoret palestineze është 100% shkaku kryesor i ikjes së të krishterëve nga Palestina. Këtë theksoi Patriku latin i Jeruzalemit, imzot Fuad Tual, duke e shprehur këtë mendim gjatë njërit nga pushimet ndërmjet seancave të Sinodit për Lindjen e Mesme, që vijon në Vatikan.
Prelati shpjegoi se konflikti izaelito-palestinez nuk mund të shikohet si shkaku i të gjitha të këqijave në rajon. Duhet ta ndajmë shapin nga sheqeri, sqaroi. Kur flasim për Libanin, për Irakun, për Sirinë, nuk mund të themi se pushtimi izraelit është shkaku i të gjitha problemeve.
Por në se flasim për territoret e pushtuara nga Izraeli, shtoi, duhet të themi se pikërisht ky pushtim është 100% shkaku kryesor i situatës së tmerrshme, në të cilën po jetojmë. Nga ana tjetër, vijoi patriku, Instrumentum laboris, dokumenti bazë i diskutimeve në Sinod, e thotë qartë: është hera e parë që një dokument i kësaj natyre flet haptas për pushtim izraelit.







All the contents on this site are copyrighted ©.