2010-10-14 11:01:42

Takimi i ‘Ambasadorëve të Paqes’ së Zadrimes në Koman


Më 9 tetor në ishullin e paqes Koman u mbajt manifestimi i lëvizjes kishtare “Ambasadorët e Paqes” nga Zadrima, mbështetur nga misioni katolik në Blinishtë. Sivjet, për nismat e veprimtaritë e tyre, këta fëmijë e të rinj janë frymëzuar nga figura e jashtëzakonshme e së Lumen Nënë Terezë. Lëvizja ‘Ambasadorët e Paqes’ vazhdojnë ende sot me entuziazëm e energji të reja në përhapjen e mesazhit të paqes e të pajtimit anë e mbanë vendit.
Kujtojmë se grupi apo lëvizja “Ambasadorët e Paqes”, kanë pasur fillimet e tyre atëherë kur në Shqipëri ishte gjendje e jashtëzakonshme, atëherë kur luftonim, por kundra kujt nuk e dinim. Kjo qe një ndër shtysat për t’u mbledhur së bashku, në vitin 1997, për të përhapur paqen jo vetëm në territorin e Shqipërisë por edhe jashtë saj.
Në manifestimin e fundit që u mbajt në Kuman, mori pjesë edhe ipeshkvi i Sapës, imzot Lucjan Avgustini, po më tepër nga Vau Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.