2010-10-14 15:38:09

Pakistan: Prindërit e vajzës së përdhunuar e më pas të vrarë denoncojnë krimin. Organizatat joqeveritare të krishtera do t’i mbrojnë.


Mbase do të ketë drejtësi edhe për Lubna Masih, vajzën 12-vjeçare të përdhunuar e më pas të vrarë nga një grup myslimanësh në Ravalpindi, në Pakistan. Tani që kanë kaluar më shumë se dy javë ngurrimesh, prindërit mposhtën frikën dhe kërcënimet e vendosën më në fund të denoncojnë zyrtarisht pranë organeve të policisë vrasjen e vajzës së tyre të vogël.
Ngurrimi që kishin treguar deri më sot prindërit shpjegohet me tmerrin dhe frikën që kishin se mos pala e paditur në gjyq hakmerrej kundër kësaj familjeje dhe se njerëz me ndikim mund të ushtronin presione.
Rasti i përdhunimit dhe i vrasjes barbare të 12-vjeçares së krishterë Lubna Masih është pjesë e valës së dhunës kundër të krishterëve në Pakistan. Kështu, edhe Kiran Najaz, 13 vjeçe, katolike nga Faisalabad u përdhunua nga një i ri mysliman dhe tani është shtatëzënë dhe jeton nën mbrojtjen e Kishës katolike vendore.







All the contents on this site are copyrighted ©.