2010-10-13 19:01:57

Selia e Shenjtë dhe OKB-ja për përparimin e grave dhe çarmatimin, në shërbim të zhvillimit të popujve.


(13.10.2010 RV)“Promovimi i grave në çdo vend dhe urgjenca e çarmatimit në mbarë botën, janë dy çështje vendimtare për zhvillimin e popujve”. Kështu u shpreh delegacioni i Selisë së Shenjtë, në kuadrin e Asamblesë së 65-të të Kombeve të Bashkuara, në vijim pranë Pallatit të Qelqit, në Nju Jork.
Ardhmëria e mirëqenies së bashkësisë njerëzore varet në një masë të madhe nga aftësia e qeverive dhe e shoqërisë civile për respektimin e vërtetë të grave, të dinjitetit e të vlerave të tyre, pohoi Kati Marfi, këshilltare e Misionit të Selisë së Shenjtë pranë OKB-së.
Ndërsa duke folur për çarmatimin dhe sigurinë ndërkombëtare, u theksua se në dhjetvjeçarin e fundit shpenzimet ushtarake janë rritur, duke arritur, në vitin 2009, në shifrën 1 miliard e 531 milionë dollarë, me një rritje prej 49% në krahasim me vitin 2000. Nga ana e Selisë Apostolike u kërkua pakësimi i këtyre shpenzimeve, në ndihmë të të varfërve, si dhe krijimi i një Fondi botëror për programet e zhvillimit. Armët – kujtoi me qortim vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së, imzot Çullikat, nuk mund të krahasohen në asnjë mënyrë me të mirat e tjera materiale të tregut, ndërsa zotërimi, prodhimi e tregtimi i tyre, ka ndikime shumë negative etike e shoqërore, për të cilat nuk mund të heshtim.







All the contents on this site are copyrighted ©.