2010-10-13 17:07:53

Edicioni V i garës së vrapimit në favor të një miliard personave, që vuajnë nga uria


(13.10.2010 RV)Gjithçka gati në kryeqytetin italian për edicionin V të “Run for food”, gara e vrapimit kundër urisë, e cila do të zhvillohet gjatë javës së kremtimit të Ditës Botërore të Ushqimit. Gara do të bëhet të dielën, më 17 tetor, me nisjen në orën 10, në një nga vendet më të bukura të Romës: Terme di Caracalla. Parashikohet pjesëmarrja e mijëra personave, që do të vrapojnë nëpër rrugët e qytetit, për të kujtuar se në botë ekzistojnë 925 milion njerëz të uritur. Kush dëshiron mund të regjistrohet deri në gjysëm ore para nisjes. Fondet e grumbulluara do të shërbejnë për të financuar një projekt të Telefood-it në Haiti, vendi i shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm i 12 janarit të shkuar. Projekti parashikon dhurimin e një peme frutore për çdo shkollë të Haitit.







All the contents on this site are copyrighted ©.