2010-10-13 19:49:32

Ambasadori Kosovës A. Prenkaj: gjesti tifozëve serbë
shpreh vështirësitë e brendshme që ka Serbia


Ultracionalistët serbë që penguan ndeshjen e futbollit e djegën flamurn shqiptar në Gjenova, do të ndëshkohen nga drejtësia serbe.
Përleshje të ashpra në Gjenova të Italisë para, gjatë dhe pas pezullimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet Italisë e Serbisë, ku qindra ultrà tifozë serbë nuk lejuan të zhvillohet ndeshja e futbollit e vlefshme për Euro 2012.
Pas pezullimit të ndeshjes së futbollit, përleshjet u transferuan jashtë stadiumit të Gjenova “Marassi” deri rreth orës 2 pas mesnatës. 35 janë huliganët e denoncuar dhe 138 ata të identifikuar. 17 prej tyre janë arrestuar, mes tyre edhe personi që preu rrjetën në stadium, duke nxitur tifozët e tjerë të hidhnin fishekzjarrë në fushë, e që ndezi flakë flamurin shqiptar.

Mes 16 të plagosurve, ndodhen edhe dy karabinierë italianë. Ndërkohë, mediat serbe i dënuan sjelljen e ultrasve. “Ky është një turp i vërtetë për Serbinë dhe një turp për futbollin tonë”, janë shpreh mes tjerash disa media serbe duke komentuar atë që ndodhi dje në Gjenova, kur u ndërpre ndeshja e futbollit.

Policia serbe do të marrë masa ndëshkuese ndaj huliganëve përgjegjës për dhunën në stadiumin e Gjenovas, ne Itali. Sipas burimeve të policisë serbe, kanë nisur procedurat që huliganët të dalin para drejtësisë serbe.Për shumë prej tyre dihet identiteti, ndërkohë që policia po ndjek me shumë vëmendje situatën.
Serbia i ka kërkuar zyrtarisht falje Italisë për incidentin e shkaktuar dje nga tifozët serbë në stadiumin e Gjenovas. Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, në një bisedë telefonike me homologun Franco Frattini ka garantuar se drejtësia serbe do t’i ndëshkojë huliganët.
“Autoritetet e Beogradit do të shtojnë kërkimet për përgjegjësit e dhunës dhe do të arrestojnë të gjithë kriminelët, të cilët do të marrin dënimin e merituar”, pohon Jeremic.
Gjestet e ultranacionalistëve serbë në stadiumin e Gjenovës kundër sportit e kundër Kosovës, kishin ngjyrime nacionaliste e politke, ndodhën në përkim me vizitën e sekretares së Shtetit amerikan, H. Klinton në Beograd e në Prishtinë. Mbi këtë ngjarjen që preku opinionin publik italian e federatat evropiane të futbollit, të dëgjojmë Ambasadorin e Kosovës në Romë pranë Shtetit të Italisë, Albert Prenkaj........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.