2010-10-12 14:47:49

Përfunduan kremtimet për mijëvjeçarin e Abacisë së Shën Pierre de Solesmes.


(12.09.2010 RV)Me një Meshë solemne përfunduan sot paradite kremtimet për mijëvjeçarin e Abacisë së Shën Pierre de Solesmes, në dioqezën e Le Mans, në Francë, hapur më 12 tetorin e vitit të kaluar. Meshën e kryesoi Kryetari i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinali Zhan Lyi Turan, i dërguar i posaçëm i Atit të Shenjtë.
E famshme për himnet gregoriane të murgjërve të vet, Abacia e Solesmes u themelua në fillim të shek. XI nga Gotfredi Plaku, sundimtar i Sablèsë, i cili i dhuroi murgjërve të Abacisë së La Kutyrë, kullën e tij në Solesmes dhe tokat përreth. Më pas, nga La Kutyrë erdhën murgjërit e parë që themeluan edhe një bashkësi të Urdhrit të Shën Benediktit.
Kongregata e Solesmes që sot kremtoi njëmijëvjeçarin e themelimit, është e pranishme në tri kontinente dhe numëron 23 kuvende mashkullore dhe tetë femërore. Kujdesi për himnet gregoriane, të cilat i mbështeti edhe Koncili II vatikanas, vazhdon edhe sot e kësaj dite në të gjitha bashkësitë e Kongregatës, si një traditë shekullore e Kishës që i duhet transmetuar brezave të rinj.







All the contents on this site are copyrighted ©.