2010-10-12 14:56:24

Imzot Colish myslimanëve në Gjermani: Përpjekje më të mëdha për integrimin.


(12.10.2010 RV)Përpjekje më të mëdha për integrimin. Këtë iu kërkoi myslimanëve të Gjermanisë kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Gjermanisë, Imzot Robert Colish në një intervistë botuar në numrin e së dielës të së përditshmes “Die Welt”.
Mes tjerash, Imzot Colish thotë: “myslimanët jetojnë me ne dhe na përkasin. Por në të njëjtën kohë, shumë prej tyre tregohen mospjesëmarrës në jetën e vendit dhe integrimi i tyre është ende larg, edhe përsa i përket familjarizimit me trashëgiminë hebraiko – të krishterë dhe vlerat e saj.”
Duke u ndalur tek një frazë e kohëve të fundit të Presidentit të Republikës së Gjermanisë Kristian Vulf, i cili pohoi se islami i përket Gjermanisë, Imzot Colish nënvizoi se “ kur islami në Gjermani e mbështetet tek Kushtetuta dhe respekton dinjitetin njerëzor e lirinë fetare, atëherë është pjesë e shoqërisë sonë.
” Po ashtu prelati vuri në dukje domethënien e veçantë të Krishterimit për kulturën gjermane dhe atë evropiane. “Islami nuk tregon ndikim të njëjtën me Krishterimin në shoqërinë tonë. Do të ishte historikisht e rrejshme të thonim se hebraizmi, krishterimi dhe islami janë rrënjë të shoqërisë sonë gjermane në të njëjtën kohë.” përfundon intervistën imzot Colish.







All the contents on this site are copyrighted ©.