2010-10-11 11:59:18

U paraqit Dita e rinisë 2011 që mbahet në Madrid


Një “intuitë profetike” e Papës Wojtilla, e cila që 25 vjet “vazhdon ta mahnitë botën”. Me këto fjalë, presidenti i Këshillit Papnor për Laikët, kardinali Stanislaw Rylko e quajti “fenomenin” e Ditëve Botërore të Rinisë, gjatë një konference shtypi mbajtur të martën e kaluar në Vatikan, me rastin paraqitjes së Ditës Botërore të Rinisë që do të mbahet vitin e ardhshëm në Madrid.

Dita Botërore e Rinisë 2011 mbahet në një kohë krize, në epokën digjitale. Dita Botërore e Rinisë sfidon relativizmin me vënien e Krishtin në qendër të reflektimit të vet. Të rinj duan të zbulojnë Krishtin, Udhën, të Vërtetën e Jetën e ekzistencës; të zbulojnë Kishën si nënë e mësuese e “bashkësi miqsh”. Këto pra janë disa nga tiparet e takimit botëror të rinisë që do të mbahet më 2011 në Madrid.







All the contents on this site are copyrighted ©.