Sinodi mbi Lindjen e Mesme: të krishterët e Irakut, viktimat kryesore të luftës, janë
harruar nga politika botërore
“Është një fakt i trishtueshëm të konstatosh se si politika botërore nuk e përfillë
në mënyrë të mjaftueshme situatën e të krishterëve në Irak, që janë viktimat kryesore
të luftës dhe të pasojave të saj”: ky është denoncimi që bëri relatori i përgjithshëm
i Sinodit para hapjes së diskutimeve të përgjithshme, Patriku kopto-katolik i Aleksandrisë,
Fortë Lumturia e tij Antonios Naguib, në fillim të punimeve të Sinodit mbi Lindjen
e Mesme që po zhvillohet në Vatikan. Patriku Naguib kërkoi një të ardhme më të mirë
për brezat e ardhshëm.