2010-10-11 13:55:03

Papa emëroi imzot Cesare Nosiglia kryeipeshkëv të ri të Torinos


Imzot Cesare Nosiglia, zëvendëskryetar i Konferencës Ipeshkvnore Italiane e ipeshkëv ordinar i Vinçencës, është kryeipeshkëv i ri i Torinos. Papa Benedikti XVI e ka emëruar në vend të kardinalit Severino Poletto që e le detyrën për arsye të moshës.
Cesare Nosglia, që me vite të tëra ka qenë krahu i djathtë i kardinalit Ruini si ipeshkëv ndihmës i dioqezës së Romës, ka lindur në Rossiglione, në Valle Sturna, në provincën e Gjenovës më 5 tetor 1944. Është shuguruar meshtar më 29 qershor 1968. Ka kryer studimet teologjike në Lateran e në Institutin Biblik të Romës. Ka punuar si përgjegjës i Zyrës Katekistike Italiane nga viti 1971 deri më 1991. Në vitin 1996 kalon në dioqezën e Romës si bashkëpunëtor e ipeshkëv ndihmës i kardinalit Ruini deri më 2003 kur u transferuar në dioqezën e Vinçencës. Në majin e kaluar qe zgjedhur prej ipeshkvijve italianë si zëvendës president i Konferencës Ipeshkvnore Italiane për Veriun.







All the contents on this site are copyrighted ©.