Kardinali Bertone në Meshën për katër ipeshkvijtë e rinj: kumtojeni me forcë e autoritet
Fjalën e Zotit.
(11.10.2010 RV)Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone,
kremtoi dje pasdite, në Bazilikën e Shën Pjetrit, Meshën për shugurimin e katër ipeshkvijve
të rinj. Në homelinë e rastit, kardinali Bertone vuri theksin mbi misionin e ipeshkvit,
që është i thirrur ta kumtojë me forcë Ungjillin e të jetë frymëzues i bashkimit ndërmjet
besimtarëve. “Për t’i ngjarë Bariut të Mirë duhet shumë guxim, shumë dashuri e, sidomos,
aftësi për t’ia dhuruar gjithë vetveten”- nënvizoi kardinali Bertone.