2010-10-09 13:53:46

Don Gjergj Meta: mediat katolike e Kisha ndihmojnë në kultivimin e vlerave njerëzore, etike, kulturore e shpirtërore në shoqërinë shqiptare.


Këtë javë që kaloi nga data 4 e deri më 7 tetor në Vatikan u mbajt Kongresi i mediave katolike në botë, organizuar nga Këshilli Papnor për Komunikimet Shoqërore. Në këtë kongres morën pjesë mbi 200 delegatë gazetarë dhe ekspert të mediave të mbi 80 Vendeve prej të gjitha kontinenteve, të cilën shkëmbyen përvojat e projektet për promovimin e rolit të gazetave e të mediave në epokën digjitale. Ndër delegatët pjesëmarrës të këtij Kongresi botëror të shtypit katolikë, ishte edhe përfaqësuesi i Kishës katolike të Shqipërisë, zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore don Gjergj Meta. Të enjten e kaluar pjesëmarrësit e këtij kongresi u pritën në audiencë në Vatikan nga Papa Benedikti XVI, i cili ripohoi misionin e gazetarëve katolikë në epokën digjitale, mision ky nga i cili nuk mund të hiqet dorë.
Për Papën Racinger, e vërteta dhe realiteti janë zemra e sfidës së komunikimit të mediave në shoqërinë bashkëkohore. Benedikti XVI nënvizoi aspektet pozitive të teknologjive të reja në botën e mediave, mirëpo, së bashku me progresin që sjellin,- tha Papa - duhet pasur kujdes që të mos ngatërrohen e të përzihen e vërteta me të pavërtetën, të mos ngatërrohet realiteti me virtualen, me të qenët i mundshëm. Shtypi katolikë – nënvizoi Ati i Shenjtë – është i thirrur, për të shpreh në mënyrë të re e deri në fund potencialin e vet e çdo ditë të dëshmojë të Vërtetën e jetës që është Krishti.
Mbi mediat katolike në Shqipëri dhe rolin e Kishës katolike në shoqërinë shqiptare, të dëgjojmë intervistën me zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, don Gjergj Metën..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.