2010-10-09 14:41:00

Atë Lombardi Octava Dies. Sinodi i Lindjes së Mesme: farë e paqes


Për dy javë katolikët e Lindjes së Mesme do të jenë në qendër të vëmendjes së Kishës mbarë, pasi që, të gjithë ipeshkvijtë e tyre do të jenë të mbledhur në Romë në Sinod.
Lindja e Mesme është një rajon në të cilin të krishterët janë pakicë, në disa vende janë vërtet pakicë shumë e vogël e pa asnjë ndikim politikë apo social, e ku situata lufte apo tensionesh të përhershme po e prishin pak nga pak shpresën për një të ardhme e po shtyn drejt emigrimit.
Po Lindja e Mesme është edhe rajon në të cilin krishterimi ka lindur, ku ka rrënjët e tradita teje të lashta dhe me pasuri të jashtëzakonshme kulturore e shpirtërore. Prandaj problemet e Kishave në Lindje të Mesme na interesojnë e na përfshijnë të gjithëve, e për këtë Papa e ka thirrur këtë asamble, që për herë të parë i kushtohet jo një tema apo një kontinenti apo një vendi të veçantë, por një rajoni specifik të botës.
“Bashkimi e dëshmimi” është tema e Sinodit, që na kujton se si bashkësia e parë e besimtarëve në Jerusalem “kishte e ishte një zemër e një shpirt i vetëm”. Kush nuk ka pushtet politik as ushtarak, kush shpesh pëson dhunë nuk mund të mos i drejtohet forcës së shpirtit e të dashurisë, e mund ta larton britmën dhe lutjen e paqes fuqishëm e bindshëm, pa qenë i lidhur apo i përzier me hakmarrje apo interesa të njëanshme.
Bashkimi i thellë ndërmjet bashkësive të ndryshme katolike të shpërndara në Linde të Mesme, mbështetur nga ndihma e shumë Kishave të viseve tjera të botës që tregojnë solidaritetin e tyre përmes ndihmave shpirtërore e materiale, mbështetur sidomos nga prania e nga pjesëmarrja e vazhdueshme dhe intensive e Papës – themel i vërtet bashkimi – e bëjnë këtë Sinod të jetë një zë , një shenjë e një farë e shpresës dhe e paqes.







All the contents on this site are copyrighted ©.