2010-10-08 11:12:55

Çmimi Nobel për Paqen 2010 iu dha disidentit kinez
Liu Xiaobo, Pekini proteston


Komiteti i Nobelit në kryeqytetin norvegjez Oslo shpalli sot fitues të çmimit Nobel për Paqe për vitin 2010 disidentin kinez Liu Xiaobo, i cili gjendet aktualisht në burg.
Kina zyrtare ka kundërshtuar Komitetin e Nobelit për dhënien e çmimit për paqe në vlerë prej 1.5 milionë dollarësh Liu Xiaobos.
Me rastin e dhënies së çmimit, përfaqësuesi i Komitetit të Nobelit i kërkoi Kinës që bashkë me zhvillimin ekonomik të fillojë të respektojë dhe të drejtat e njeriut. Statusi i ri i Kinës si fuqi ekonomike duhet të shkojë në përputhje dhe me të drejtat e njeriut në mënyrë që banorët e Kinës duhet t’i gëzojnë ato. Xiaobo prej 20 vitesh është i angazhuar për të drejtat e njeriut në Kinë. Ai qe pjesëmarrës në protestat në sheshin Tianmen e nismëtar i Kartës 08.
Kujtojmë se vitin e kaluar çmimin e morri presidenti amerikan Barak Obama.







All the contents on this site are copyrighted ©.