2010-10-08 15:52:42

Presidenti Shqipërisë Topi priti kryeministrin e Bosnjës Mujezinoviç


Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi priti sot kryeministrin e Bosnjës e Hercegovinës, Mustafa Mujezinoviç dhe delegacionin e nivelit të lartë që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Tema kryesore e këtij takimi ka qenë vendimi i djeshëm i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën dhe objektivat që këto dy vende duhet të ndërmarrin për të zbatuar detyrimet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.


Presidenti Shqipërisë Topi theksoi se heqja e plotë e regjimit të vizave dhe lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave është një ndihmesë e vyer aq sa dhe një domosdoshmëri në mënyrë që qytetarëve të të dy vendeve tu jepet mundësia për të zhvilluar më tej pozitivisht kapacitetet e tyre të biznesit, tregtisë, turizmit, shkëmbimeve kulturore dhe artistike.

Ndërkohë, në takimin e zhvilluar në kryeministri të Tiranës, të dy homologët Sali Berisha dhe Mujezinovç ranë dakord për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Konkretisht u ra dakord për shikim e mundësisë së vendosjes së linjës ajrore midis dy vendeve, akt i rëndësishëm ky që do të ndihmojë në shkëmbimin dhe forcimin e lidhjeve midis dy vendeve.

Dy kryeministrat ranë dakord edhe për të kompletuar tërësisht kuadrin ligjor me qëllim nxitjen e investimeve. Kryeministri boshnjak, gjatë vizitës në Shqipëri u takua edhe me ministrin e Brendshëm, Lulëzim Basha.







All the contents on this site are copyrighted ©.