Kosovë: Krasniqi kërkon të vendoset data e zgjedhjeve të parakoshme
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ftoi sot të gjitha
partitë politike të përfaqësuara në Parlament të Prishtinës që të diskutojnë në një
takim të përbashkët lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme dhe çështjen
e pakos së reformave zgjedhore.
Ndërkohë, partitë politike vazhdojnë të paraqesin
pikëpamje të ndryshme për kohën e organizimit të zgjedhjeve të ardhshme. Ushtruesi
i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se ka përfunduar një raund
bisedimesh veç e veç me të gjitha partitë parlamentare dhe joparlamentare e tashmë,
pas takimit të përbashkët, do ta ketë më lehtë të vijë deri te disa qëndrime të përbashkëta
në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve.
“Besoj që sot do të sqarojmë
shumë gjëra në bazë të afatit kushtetues që i jepet ushtruesit të detyrës së presidentit”,
tha Krasniqi. (nga News24/BalkanWeb)