2010-10-07 17:44:57

Papa Racinger: Të konsolidohet indentiteti katolik i Kilit.


(07.10.2010 RV)“Të konsolidohet identiteti kombëtar i kilenëve shenjuar nga ndjenja katolike.” Me këto fjalë iu drejtua Benedikti XVI ambasadorit të ri të Kilit pranë Selisë së Shenjtë Fernando Zegers Santa Cruz, pritur në audiencë sot paradite në Vatikan me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale. Papa nënvizoi se populli kilen e di mirë sesi Kisha bashkëpunon në mënyrë të sinqertë dhe efikase dhe dëshiron të vazhdojë ta bëjë këtë gjë duke kontribuar për promovimin e së mirës së përbashkët, të përparimit të drejtë dhe të bashkëjetesës harmonike dhe paqësore. Benedikti XVI pohoi nevojën që të favorizohet, mbi të gjitha në mesin e të rinjve, një rivlerësim i besimit fetar të tyre. Papa gjithashtu iu shprehu afërsinë e tij në lutje të gjithë atyre që u dëmtuan nga tërmenti si edhe minatorëve të krahinës Atakama që tashmë po luftojnë me vdekjen prej disa javësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.