Don Gjergj Meta: roli i mediave katolike në Shqipëri është shumë me vlerë.
Benedikti XVI i ftoi sot gazetarët katolikë të ndihmojnë “njeriun bashkëkohor të orientohet
drejt Krishtit, Shpëtimtarit të vetëm, e ta mbajnë të ndezur dritën e shpresës, për
të jetuar denjësisht sot e kështu të ndërtohet e ardhmja në mënyrë sa më të përshtatshme”.
“Mjetet e komunikimit, nëse nuk duan të jenë vetëm porsi bronzi që kumbon e porsi
cimbali që tingëllon, siç do të thoshte shën Pali, duhet të jenë mirë të përcaktuara
e ti trajtojnë punët e botës duke e vënë gjithmonë Zotin në maje të shkallës së vlerave”. Mbi
fjalët e Papës dhe rolin e mediave katolike në realitetin e sotëm shqiptar, të dëgjojmë
zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, don Gjergj Metën, i cili
mori pjesë në punimet e Kongresit Botëror të shtypit katolikë organizuar këtyre ditëve
në Romë nga Këshilli Papnor për Komunikimet Shoqërore. Ja intervista jonë me don
Gjergj Metën....