2010-10-06 15:17:45

Kosovë: kontributi i Kishës katolike në fushën e arsimit


Kisha katolike e Kosovës krahas misionit të saj ungjillor e shpirtëror, ofron edhe një kontribut të çmueshëm në fushën e arsimit. Përmes tri shkollave: ‘qendra sociale don Bosko’ në Prishtinë, ‘gjimnazit Loloja’ Prizren e ‘shkollës Gjon Nikollë Kazazi ‘në Gjakovë, Kisha katolike e Kosovës u ofron të rinjve pa dallim feje dhe etnie mundësinë e formimit të tyre arsimor, njerëzor, kulturor e shpirtëror.
Mbi vlerësimin që këto shkolla gëzojnë nga qytetarët e vendit, tregon edhe vet numri i madh nxënësish që kërkojnë të regjistrohen në këto qendra shkollore. Detyra e edukimit të brezit të ri është pjesë përbërëse e misionit të Kishës për shpalljen e Lajmit të Mirë të Ungjillit.
Në radhë të parë e mbi çdo gjë, një institucion edukativ katolik është vend në të cilin nxënësit takohen me të afërmin në mënyrë vëllazërore dhe me Zotin e gjallë. Misioni primar i Kishës – ungjillëzimi – për të cilin institucionet edukative luajnë një rol të rëndësishëm, përkon me aspiratën themelore të kombit për të zhvilluar një shoqëri me të vërtetë të denjë ta gëzojë dinjitetin e njeriut. Shkollat katolike kanë për detyrë të sigurojnë edukimin e gjithanshëm të një numri sa më të madh të rinjsh, për t’i përgatitur për profesionin dhe jetën publike.
Po më hollësisht nga Prishtina të dëgjojmë shërbimin e Rabie Ibrajt.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.